Pse erdhi divorci Meta-Kryemadhi? Arben Meçe tregon prapaskenat: Gjithçka nisi kur Ilir u bë president!

Pse erdhi divorci Meta-Kryemadhi? Arben Meçe tregon prapaskenat: Gjithçka nisi kur Ilir u bë president!

Në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit” ishte i ftuar analisti Arben Meçe i cili zbuloi detaje nga divorci më i përfolur i momentit Meta-Kryemadhi.
Meçe deklaroi se arsyeja kryesore e ndarjes së kreut të PL-së Ilir Meta nga bashkëshortja është djegia e mandateve dhe tërheqja nga zgjedhjet lokale.
Pjesë nga biseda në studio:
Divorci Meta-kryemadhi, si fillim ju e besoni që ky divorc është real?
Meçe: Shiko, kam dëgjuar shumë interpretime dhe natyrshëm kam mendimin time që duhet ndjekur dinamika që fillon me ardhjen e Metës si President. Duhet të kuptojmë, LSI-ja nuk është parti, PD s është parti, PS nuk është parti, PR nuk është parti.  Janë prona. Dhe pronarët e tyre qoftë Berisha, Rama, Basha apo Meta, nuk janë gjë tjetër veç se pronar, të pronave të tyre.
Kur Meta kaloi President me ligj i ndalohet të merret me politikë, nuk e lejonte Kushtetuta, pavarësisht se ai u zhyt kokë e këmbë në politikë sidomos vitin e fundit të mandatit të tij. Gjithsesi statusi i tij ligjor se linte të merrej me politik. Po tani pronën kush do ta merrte ta drejtonte. Ne për herë të parë pamë një çudi, zonja e Parë, ku keni parë ndonjëherë një gjë të tillë. Zonja e parë Monika Kryemadhi zgjodhi të marrë partinë.
Pronën parti duhet ta merrte në administrim dikush. Pra administratori Meta vajti në një post i ndalohej me ligj dhe e administratore u kthye ajo që ishte bashkëpronare, Monika Kryemadhi. Në të gjithë këtë proces na ndodh çudia kur po thuhet që tërheqja nga pushteti lokal nuk e dinte Ilir Meta, sepse ja bënë pas krahëve. Ndërkohë kur në atë periudhë kur u bë tërheqja dhe kur u bënë ato protestat e madhja, Ilir Meta ka qenë presoni më protagonist, pro mbështetjes dhe kur e pa që ajo dështoi ndryshoi mendim.
Ai deklaroi se ka qenë në Gjermani?
Të mos biem në absurd, procesi politik i tërheqjes nga tre pushtet është një vendim i mirë menduar. Si u ndërmor një vendim politik në një parti pa e diskutuar. Vendimmarrja më e madhe politike e kohës për tërheqjen nga pushteti lokal nuk u merka vesh.
Burimi