Pritjes i vjen fundi, prezantim madhështor për Mbape në “Santiago Bernabeu”; 85 mijë bileta ‘avullojnë’ në më pak se 2 orë
Tifozët e Realit të Madridit kishin disa vite që prisnin ta shihnin yllin francez, Kilian Mbape, me fanellën mbretërore. Duket se pritjes po i vjen fundi.
25-vjeçari, të martën më 16 korrik do ta bëjë prezantimin e tij në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, në orën 12:00.
Florentino Perez së bashku me ekipin e tij janë duke u përgatitur që ta bëjnë prezantimin e Mbape si njërin prej prezantimeve më të paharrueshme ndonjëherë në futboll.
Ky event do të mbahet me dyer tëmbyllura, me efekte special rreth fushës që do të shoqërohen me video në tabelat që tashmë janë risi në stadiumin e Realit të Madridit.
Një skenë do të ndërtohet aty ku lojtari do t’i bashkohet presidentit Perez për të vazhduar pastaj me formalitetet e tjera.
Reali i Madridit hodhi në treg biletat për këtë ngjarje speciale në fillim të kësaj jave dhe ato u shitën me një shpejtësi marramendëse për shkak të kërkesave të larta.
Në më pak se 2 orë, të gjitha bileta, 85 mijë biletat në dispozicion për këtë event u shitën, duke përfshirë edhe ulëset VIP që kanë çmime shumë të larta.
Me shitjet e fanellave të Mbape tashmë që do të arrijnë shifra astronomike, eventi i së martës do të jetë i veçantë, pasi 85 mijë tifozë do të jenë prezent për ta bërë atmosferën sa më të zhurmshme.
Mbape do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, teksa ka refuzuar atë me numër 10 për respekt të Luka Modriç.
kilian mbape sulmuesi francez real madrid
Burimi