Princ Leka i vë kapakun divorcit me Elian, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël?

Princ Leka i vë kapakun divorcit me Elian, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël?

Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi, nuk fshehin më as lidhjen e tyre dhe nuk i fshihen as publikut.
Çifti duket se po bën planet për dasmë ndërkohë është kapur sot nga Liberale.al, duke bërë shoping në një nga dyqanet për fëmijë te Toptani.
Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Pric Lekës.
Nga fotot ekskluzive që ka siguruar Liberale, partnerja e re e Princ Lekës, Blerta Celibashi, ish fotografja e e oborrit mbretëror, është shtatzënë dhe në pritje të ëmbël.Teksa flitet se do të organizojnë edhe një dasmë së shpejti, Princi pritet po ashtu të bëhet baba për herë dytë.
Ishin pikërisht festat e fundvitit, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, martesa e tyre mori fund me shumë zhurmë mediatike.
Miqtë e Elias e konfirmuan se tradhtia ishte bërë shkak i fundit të martesës.

 
Burimi