“Po të mos ishte Reali do të qëndroja te PSG”, Mbape i dashuruar pas madrilenëve: Kam shkuar te klubi më i madh në botë
Kilian Mbape mori pjesë në një reportazh në Francë, ku fëmijë me aftësi të kufizuara i bënë pyetje. Gjatë intervistës në programin “Be United” të “BeIN Sports”, sulmuesi i Realit të Madridit nuk hezitoi të shprehte dashurinë e tij për PSG-në:
“Kalova 7 vite atje, ishte një nder. Mendoj se nuk e kam thënë mjaftueshëm dhe nuk e kam treguar sa duhet, por gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për vendin ku ndodhesha dhe klubin e madh që është PSG. Gjithmonë kam thënë se është klubi më i madh në Francë dhe një nga më të mirët në botë. U largova për të shkuar te klubi më i madh në botë. Gjithmonë kam thënë se Reali i Madridit ishte i vetmi klub për të cilin do ta lija PSG-në. Nëse nuk do të kisha mundur të shkoja te Reali i Madridit, do të kisha qendruar te PSG gjithë jetën time. E kisha ëndërr të luaja atje dhe jam shumë i lumtur. Sigurisht, gjithmonë i ndjek ndeshjet e PSG-së, kam miq në ekip. Atje po luajnë shumë mirë në këto momente”.
Sulmuesi zbuloi gjithashtu me kë do të kishte dashur të luante. “Nuk do të jem diskret dhe do të them Zinedin Zidan, – deklaroi Mbape, i cili foli edhe për Kristiano Ronaldon. – Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj: Mesi, Nejmar, Grizman, Pogba, Benzema… Do të kishte qenë kënaqësi të luaja me Kristiano Ronaldon, por tani do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, pata fatin të luaja kundër tij, një legjendë e këtij sporti”.kilian mbape sulmuesi francez
Burimi