Plagosja e 17-vjeçarit në Fier, flet babai: Shteti të marrë masa, nuk është hera e para që ndodhin ngjarje të tilla në shkollë!
Babai i 17-vjeçarit, që u plagos nga bashkëmoshatari i tij në Cakran të Fierit kërkon drejtësi për ngjarjen.
Në një prononcim për mediat, babai i të plagosurit tha se ishte mësuesja ajo që e kishte njoftuar që djalin ja kishin plagosur me thikë. Më tej, ai bëri thirrje që shteti të marrë masa, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodhin krime të tilla nëpër institucione arsimore.
“U nisa për në punë me gjithë familjen, ndërsa djali shkoi në shkollë në orën 8:00. Sapo mbërrita në vendin e punës, më mori në telefon mësuesja kujdestare dhe më tha se djalin ma kishin qëlluar. Shkova menjëherë në spitalin e fshatit, por gjendja ishte e rëndë, e çuam direkt në spitalin e Fierit. E mbajtën dy orë në sallën e operacionit dhe sapo ka dalë prej aty.
Kërkoj që shteti të marrë masa! Nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Dua drejtësi për djalin tim dhe që masat e sigurisë të shtohen në të gjitha shkollat e vendit”, tha babai i adoleshentit.
Burimi