Plagosi Lorenc Kostën, zbardhet dëshmia e Erjon Goxharës pas dorëzimit: Isha me vajzën kur e pashë, nuk kam dashur ta vras!
Erion Goxhara
Mësohet se pas dorëzimit, efektivi Erion Goxhara, baba i dy fëmijëve ka shfaqur pendesë për atë që bëri.
Efektivi i “Shqiponjave”, Erion Goxhara është dorëzuar dje në polici, pasi plagosi dy ditë më parë Florenc Kostën.
Mësohet se pas dorëzimit, efektivi Erion Goxhara, baba i dy fëmijëve ka shfaqur pendesë për atë që bëri.
Para kolegëve të tij gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
“Ndodhesha tek Komuna e Parisit me time bijë, ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar.
Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën.
Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem.”-është shprehur Erion Goxhara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Ky i fundit ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Punonjësi i Policisë ka ndaluar dhe e ka qëlluar 6 herë duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me automjetin e tij, për t’u vetëdorëzuar pas 2 ditësh.
Shkak për ngjarjen besohet se është një lidhje jashtëmartesore. Lorenc Kosta, 45 vjeç dyshohet se ka patur lidhje me bashkëshorten e policit.
Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.
Burimi