Plagosi inxhinierin e ERE pas tradhtisë së gruas, del para gjykatës efektivi Erjon Goxhara   

Plagosi inxhinierin e ERE pas tradhtisë së gruas, del para gjykatës efektivi Erjon Goxhara  

  Ka dalë sot në gjykatën e Tiranës efekviti Erjon Goxhara i cili plagosi inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta pasi bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me të.
Polici Erjon Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentative.
Ngjarja u regjistrua më 19 gusht tek “Komuna e Parisit”.
Në dëshminë e tij pas dorëzimit në polici, efektivi Erjon Goxhara ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim që të vriste Lorenc Kostën, të cilin e plagosi me 6 plumba. Sipas efektivit, plagosjen nuk e ka bërë me paramendim, por ai ka treguar të gjithë lëvizjet e tij deri në aktin e rëndë.
Goxhara rrëfen se ka qenë me vajzën e tij në momentin që ka parë Lorenc Kostën dhe pasi e ka larguar të bijën është rikthyer sërish në atë zonë, ku e ka qëlluar me armën e shërbimit.
“Nuk kam dashur ta vras Lorenc Kostën dhe e kam parë rastësisht në zonën e “Komunës së Parisit” pasi kam qenë me vajzën time në një lokal në atë zonë. Pasi kam larguar vajzën jam kthyer sërish te “Komuna e Parisit” dhe e kam qëlluar Kostën me armën e shërbimit të cilën e kisha me vete. Deklaroj se nuk e kam bërë me paramendim plagosjen e Kostës”, ka treguar Goxhara.
Burimi