Plagosi 45-vjeçarin për shkak të lidhjes intime me gruan e tij, Goxhara i dërgoi videon e krimit kunatit të tij polic
👁1206
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë dje në Tiranë, ku një 45-vjeçar u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie.
Mësohet se polici Erjon Goxhara i ka dërguar një video kunatit të tij që po ashtu është punonjës policie duke i treguar krimin e kryer. Në kamerat e sigurisë shihet se pasi e qëllon, ai e filmon 45-vjeçarin e shtrirë në tokë. Më pas këtë video ja ka dërguar kunatit.
Pasi ka dërguar videon ai e ka tefefonuar duke i kërkuar që ta priste tek rrethi i Shkozës, dhe nga aty ka marrë një taksi dhe për në drejtim të zonës së Dajtit.
Sipas të dhënave rrugës për në zonën e Dajtit një drejtues policie e ka telefonuar duke i kërkuar të dorëzohet por ai ka refuzuar duke i mbyllur telefonin.
Burimi