Piloti sqaron një herë e mirë pse duhet opsioni ‘aeroplan’ në celular kur udhëtoni me avion
Një pilot është bërë viral në rrjetin social “TikTok” pasi iu përgjigj një pyetje që e bëjnë shumë udhëtarë. Pse duhet t’i kalojmë telefonat në opsionin “airplane” përpara se të fluturojmë?
Piloti tha se butoni në telefon nuk është thjeshtë konspiracion.
“Harrimi i këtij protokolli nuk do të bëjë që aeroplani të humbë kontrollin apo të ngatërrohet me sistemet në bord. Megjithatë nëse shumë pasagjerë nuk e përdorin opsionin, telefonat mund të lidhen aksidentalisht me komunikimet në radio të pilotëve me kullat e kontrollit”, tha aviatori.
Ai e mbylli videon duke kujtuar një fluturim të kohëve të fundit, ku po përdorte kufjet e tij dhe ndërhyrja në valë bëri që të ndjente sikur kishte një “mushkonjë” në veshin e tij.
Sipas ligjit amerikan, pasagjerëve u kërkohet që ta përdorin këtë opsion gjatë fluturimit.
piloti opsioni aeroplan
Burimi