Përplasja për mandatin e Holta Zaçaj, avokati: ‘Venecia’ duhet të vendosë para Marsit 2025
Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati më 10 mars 2025, por deri tani ajo ka dhënë sinjale se nuk do pranojë të largohet nga detyra.
Gjykata e Lartë ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatë, duke konfirmuar vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçajt, por kjo e fundit i është drejtuar Komisionit të Venecias.
Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për “Newsline” se Komisioni i Venecias duhet që të vendosë para marsit të vitit 2025 për të mos krijuar përplasje të mëtejshme mes institucioneve të drejtësisë. Ai i jep të drejtë Zaçajt, pasi sipas tij, kur një gjyqtar zëvendëson një gjyqtar tjetër, mandati fillon nga e para.
“Në opinionin tim ligjor, zonja Zaçaj është në të drejtën e saj ligjore dhe kushtetuese pasi ka zëvendësuar një gjyqtar të kësaj gjykate me një mandat të caktuar. Pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias qëndrojnë. Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, të Lartë apo të Posaçme, kur zëvendëson një gjyqtar tjetër i përfundon mandati ditën që i përfundon zëvendësuesit apo atij që është i lidhur me drejtpërdrejt me detyrën. Mendoj se një gjyqtar që zëvendëson një gjyqtar, mandati fillon nga e para. Pra, nuk lidhet me mandatin që zëvendëson. Ka përplasje midis Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses.
Në momentin që zëvendëson një person të zgjedhur vendor apo i qeverisë qëndrore, mandati përfundon kur përfundon mandati i të gjithëve. Ligji nuk parashikon në mënyrë të qartë. Kemi dy dispozita që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, njëra thotë se mandati Gjykatës Kushtetuese është 9 vjet ndërsa nga ana tjetër, përsëritet çdo tre vite. Gjykata e lartë thotë se përtëritja e organeve kushtetuese me mandat 9 vjeçar, GJK thotë se mandati 9 vjeçar prevalon në këtë formë. Prandaj i është drejtuar Komisionit të Venecias për të zgjidhur në mënyrë të paanshme. Kur thuhet komisioni i Venecias, nuk është gjykatë por mik i gjykatave dhe gjyqtarëve dhe besoj se do ta zgjidhë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh avokati.
Më tej, ai shtoi se deri në vendimin e Venecias, mund të emërohet një gjyqtar tjetër në vendin e Zaçajt.
“Mund të përfundojë emërimin me një gjyqtar tjetër dhe më pas Komisioni i Venecias të shprehet për Zaçaj dhe pastaj të vendosej diçka që s’do ta pëlqeja, pasi do të na fuste në një konflikt të caktuar. Besoj se Komisioni i Venecias duhet të shprehet para marsit 2025 sepse do të vëzhtirësonte së tepërmi kthimin në gjendjen e mëparshme. Nëse i jep të drejtë Zaçajt por ndërkohë është zëvendësuar, pikëpyetja është se çfarë do të ndodhë me GJK. Do ta vendoste në formë të pakënaqshme dhe republikën e Shqipërisë dhe organet e tjera”, shtoi avokati.mandat holta zacaj avokati venecia
Burimi