Përfundon pjesa e parë/ Zvicra me një këmbë në çerekfinale, Italia zhgënjen në “Olympiastadion” (Video)
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së parë të raundit të 1/16 në “EURO 2024”. Zvicra ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Italinë dhe është me një këmbë në çerekfinale.
Helvetët gjetën golin e vetëm në minutën e 37. Frojler gjeti hapësirë në zonë dhe nuk heziton të lëshonte një goditje e cila përfundoi në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur Donarumën.
Në minutën e 14, Ebisher dërgoi topin në zonën e penalltisë nga një goditje e lirë disa metra jashtë zonës, por Donaruma bëri detyrën.
4 minuta më vonë, Embolo krosoi topin në zonë, por Donaruma kontrolloi mjaft mirë.
Në minutën e 19, Barela gjuajti nga goditja e lirë, por Di Lorenco nuk arriti të gjente topin në zonë, i cili më pas shkoi jashtë.
Në minutën e 24, Embolo mori një pasim të saktë dhe goditi drejt portës, por Donaruma i mohoi golin me një pritje të mirë.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi që po luhet në “Olympiastadion”, ku Italia do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Zvicra do të kërkojë të ruajë rezultatin për të prerë biletën.zvicra italia
Burimi