Përfundon pjesa e parë/ Portugalia dominon Slloveninë por nuk gjen rrjetën, CR7 “flirton” me golin
Përfundon pjesa e parë e sfidës mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Ndeshja e luajtur në “Frankfurt Arena” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 5, pas zhvillimit të një goditjeje këndi, Ruben Dias gjuajti por nuk gjeti portën e sllovenëve.
3 minuta në vonë, Leao dha një pasim të artë me të majtën për Ronaldon, por ky i fundit u vonua dhe mbrojtja sllovene i hoqi topin nga këmbët në zonë.
Në minutën e 13, tjetër harkim nga e djathta në zonë për CR7, i cili nuk ia doli të devijojë topin me kokë në portë.
Në minutën e 18, portugezët dominuan me mbajtjen e topit, ndërsa Sllovenia ishte e vendosur mirë mbrapa, duke pritur të thumbojë me kundërsulme me Shporar dhe Sheshko.
Në minutën e 34, Ronaldo provoi me një goditje dënimi ballore, por topi kalon mbi traversën e Oblak.
portugalia sllovenia
Burimi