Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në Dyseldorf, De Bryjne tenton supergolin; ‘Gjelat’ humbasin shansin për avantazh

Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në Dyseldorf, De Bryjne tenton supergolin; ‘Gjelat’ humbasin shansin për avantazh

Përfundon pjesa e parë e supersfidës Francë-Belgjikë që po luhet në “Merkur Spiel” të Dyseldorfit. 45 minutat e këtij takimi janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 14 Mbape tentoi goditjen nga krahu i majtë i zonës, por topi u devijua duke shkuar shumë lart portës.
Karrasko shpërtheu nga krahu i djathtë dhe iu drejtua zonës, aty ku i ndërhyri Teo Hernandez. Belgët pretenduan për faull dhe karton, por arbitri suedez nuk ishte i të njëjtit mendim.
Në minutën e 24, De Bryjne krosoi në zonë nga goditja e dënimit, me topin që mori drejtimin nga porta duke detyruar portierin Menja ta presë me këmbë.

10 minuta më vonë, Kunde krosoi nga krahu i djathtë drejtë zonës dhe gjeti Turam, ky i fundit godet me kokë por topi shkoi jashtë.

Ndërkohë në minutën e 45, Franca falë një depërtimi spektakolar të Mbape nga krahu i mjatë i fushës paati mundësinë për të gjetur avantazhin.
 franca belgjika
Burimi