Përfundon pjesa e parë/ Në Berlin triumfon “thatësia”, Spanja dhe Anglia bëjnë paqe në “Olympiastadion”

Përfundon pjesa e parë/ Në Berlin triumfon “thatësia”, Spanja dhe Anglia bëjnë paqe në “Olympiastadion”

Supersfida që po luhet në “Olympiastadion” të Berlinit është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Përfundon pjesa e parë e finales mbretërore të “EURO 2024”. Supersfida që po luhet në “Olympiastadion” të Berlinit është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 12, Uilliams hyri në zonë nga e majta për Spanjën, dhe tentoi gjuajtje, por Stons devijoi në këndore.

1 minutë më vonë. Pas një goditje këndi për spanjollët, topi shkon te Le Normo, i cili gjuajti me një roveshatë, pa gjetur portën kundërshtare.
Në minutën e 15, pati drithërima pranë portës spanjolle, pasi Uoker pati hapësirë në të djathtën për një pasim në qendër, por Laport ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në këndore.
Në minutën e 35, Laport kërkoi penallti për një mbajtje në zonë, por gjyqtari dha vetëm këndore për Spanjën.
Spanja është në kërkim të trofeut të 3-të, ndërsa Anglia kërkon trofeun e parë në historinë e  Kampionatit Europian. Dy superfuqi botërore që udhëhiqen nga 2 ‘fëmijë’. Lamin Jamal dhe Xhud Belingaam janë udhëheqësit e këtyre dy gjigantëve të cilët pavarësisht moshës, në fushë kanë treguar një nivel të frikshëm loje e mbi të gjitha maturi përtej asaj ç’ka pritet nga dy adoleshentët.
Parashikimet janë të tilla, po ashtu perceptimi i tifozëve thuajse në të gjithë botën, padyshim me përjashtim të atyre anglezë, ku deri edhe nga Skocia, për Spanjën vjen një thirrje për të fituar.
Finalja e këtij Europiani është pika më e lartë e një rivaliteti që lindi me një disfatë historike për anglezët. Sepse në maj 1929, në ditën e San Isidros, Spanja mundi Anglinë 4-3. Ishte skuadra e parë jashtë ishujve britanikë që mundi anglezët dhe përballja e parë ndër 28 takimet që dy gjigantët europianë janë përballur mes tyre.
Dueli kundër Anglisë do të jetë i katërti i Spanjës ndaj një kampioni bote në këtë Europian. Spanja grumbulloi 6 fitore, pasi mposhti katër herë kampionen e botës Italinë, në çerekfinale mposhtën Gjermaninë, katër tituj të tjerë në rekordin e tyre dhe në gjysmëfinale ndalën rrugëtimin e Francës Kampione e Botës në vitin 1998 dhe 2018. Tani Spanja përballet me Anglinë, që gjithashtu ka një yll në fanellën e saj, e cila daton që nga viti 1966 dhe ajo e fanellës spanjolle është qepur në vitin 2010.
 spanja anglia
Burimi