Përfundon  historia e “Hirushes” në ‘EURO 2024’, Spanja shkërmoq Gjeorgjinë dhe kalon në çerekfinale përballë Gjermanisë (Video)

Përfundon historia e “Hirushes” në ‘EURO 2024’, Spanja shkërmoq Gjeorgjinë dhe kalon në çerekfinale përballë Gjermanisë (Video)

“Furia e Kuqe” dominoi të gjithë 90 minutat e takimit të luajtur në Këln.

Spanja kualifikohet në çerekfinale. Iberikët kanë mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin e pastër 3-1 dhe i janë bashkuar deri më tani Anglisë, Zvicrës dhe Gjermanisë në raundin e 1/8.
“Furia e Kuqe” dominoi të gjithë 90 minutat e takimit të luajtur në Këln, por Gjeorgjia i surprizoi duke i marrë një barazim 1-1. Të besuarit e De La Fuentes e nisën sfidën “zjarr”, duke u ushtruar presionin konstant Kvara-s me shokë dhe duke iu afruar disa herë golit.
Gjithsesi, kur nuk shënon e pëson. Ekipi i Sanjol festoi në minutën e 18, teksa Le Normo realizoi një autogol të pafat.

Në minutën e 39, Spanja barazoi shifrat. Aksion i rrëmbyeshëm i iberikëve me Uilliams, i cili nga e majta pasoi në qendër për Rodrin. Mesfushori lëshoi një gjuajtje ngjitur me shtyllën dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 51, iberikët përmbysën rezultatin me Fabian Ruiz që shënoi me kokë pas asitit të Jamal.

Në minutën e 75,ekipi i drejtuar nga De La Fuente realizoi golin e tretë të takimit. Niko Uilliams gjeti rrugën e rrjetës pas asistit spektakolar të Fabian Ruiz.

Në minutën e 83 spanjollët kompletuan “pokerin” me Dani Olmon, duke “vulosur” kështu triumfin përfundimtar në 4-1.

Në çerekfinale do të kemi finalen e parakohshme mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila do të luhet të premten më 5 korrik.spanja gjeorgjia
Burimi