Përfundojnë pjesët e para/ “Tulipani” Malen ‘vyshk’ Holandën, Austria pranë kualifikimit, Franca dhe Polonia bëjnë paqe (Video)
👁2400
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit D të vlefshme për Kampionatin Europian. Austria ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Holandën në sfidën që po luhet në “Olympistadion” të Berlinit.
Austria e nisi me gol sfidën, teksa i mjaftuan vetëm 6 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Një krosim në zonë nga Aleksandër Pras u devijua në mënyrën më të gabuar të mundshme nga Daniel Malen, me këtë të fundit që shtyu topin drejt portës së tij.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Franca dhe Polonia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në sfidën që po luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
franca polonia holanda austria “euro 2024”
Burimi