Përfundojnë pjesët e para/ Gjeorgjia mban gjallë kualifikimin, Çekia mbetet me 10 lojtarë dhe komplikon kalimin në 1/16 (Video)
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit F të vlefshme për “EURO 2024”. Portugalia është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultatin minimal 1-0. Portugezët humbën topin në mesfushë dhe gjeorgjianët nisën kundërsulmin me Kvaratshkelian, i cili gjuajti me një diagonale dhe dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, Gjeorgjia mban gjallë kualifikimin si vendi i tretë më i mirë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Çekisë dhe Turqisë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në minutën e 20, çekët mbetën me 10 lojtarë. Tjetër karton i verdhë për Barak që u përkthye në karton të kuq, duke dalë nga fusha dhe lënë të tijtë me një lojtar më pak.
Ky rezultat komplikon kualifikimin e Çekisë mes 16 ekipeve më të mira.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtyre ndeshjeve.
portugalia gjeorgjia çekia turqia “euro 2024”
Burimi