
Performanca të mira me skuadrat e tyre, Muçi dhe Ajeti pjesë e formacionit të javës në Superligën e Turqisë
👁746
Sulmuesi Kombëtares shqiptare Ernest Muçi dhe mbrojtësi Arlind Ajeti janë përzgjedhur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Muçi e nisi si titullar ndeshjen kundër Gaziantepit dhe bëri një performancë të mirë deri në minutën e 86-të kur u zëvendësua nga trajneri. Skuadra e tij mori 1 pikë.
Skuadra e Ajetit mori një barazim pa gola në transfertën me Kasimpasën dhe kjo falë paraqitjes së mirë të bërë nga futbollisti.
Burimi