Përfitoi nga amnistia, SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg të Fran Frrokajt

Përfitoi nga amnistia, SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg të Fran Frrokajt

SPAK ankimon në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie.
Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. 
Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun.
Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra  nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. 
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.

 
Burimi