Pas Herri Kejn, edhe Garet Sauthegejt dekorohet nga mbreti i Anglisë me titullin e lartë
Pas më shumë se 8 vjetësh dhe 102 ndeshjesh në drejtimin e kombëtares angleze, ku arriti dy herë në finalen e Kampionatit Evropian (2021 dhe 2024, ku u mund nga Italia dhe Spanja përkatësisht), Garet Sauthgejt është nominuar Kalorës i Urdhrit të Perandorisë Britanike për shërbimet e tij në fushën e sportit.
Mbreti Charles III i dha këtë nderim gjatë një ceremonie në Pallatin Buckingham. Ky çmim vjen një javë pasi Herri Kejn mori të njëjtin vlerësim për shërbimet e tij ndaj kombit me kombëtaren.
“Jam thellësisht mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe komentet që kam marrë pas njoftimit për emërimin tim si kalorës. Ka qenë një nder i madh të përfaqësoj vendin tim si lojtar dhe si trajner për rreth 20 vjet dhe të jem pjesë e lojës që dua për gati 40 vjet. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për njerëzit dhe ekipet e jashtëzakonshme që më kanë mbështetur brenda dhe jashtë fushës.
Një falënderim i veçantë për familjen time, për dashurinë dhe inkurajimin e saj të vazhdueshëm, edhe pse duhet të pranoj që më bënë të kuptoj qartë se titujt që kam në shtëpi do të mbeten të pandryshuar.”garet sauthgejt ish-trajneri i anglisë
Burimi