“Pa diskutim Flor Mumajesi”, gazetarja zgjedh mes kantautorit dhe Luiz Ejllit
Gazetarja Ida Nurçe, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ajo u ngacmua nga moderatorja Alesia Bami në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli.
Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja”, e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.
E pyetur nëse ‘është më mirë një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli’, Nurçe zgjodhi Mumajesin.
Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?
Ida: Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi.
Manushi: Sa më poshtë?
Ida: Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese. E për këtë jam shumë falënderuese për Florin.
ida nurce flor mumajesi luiz ejlli
Burimi