“Organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”, Çollaku: Dumani i ka dosjet në tavolinë!

“Organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”, Çollaku: Dumani i ka dosjet në tavolinë!

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e SPAK në Elbasan. Ai ka deklaruar se Altin Dumani është në dijeni të dosjeve, ku janë të përfshirë njerëz të sistemit të drejtësisë dhe oficerë të policisë, të cilët kanë dalë në përgjime, referuar dosjeve të sjella nga vendet partnere të BE-së.
Çollaku tha se Dumani i ka në tavolinë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Posaçëm, urdhër-arrestet ndaj të cilëve janë gati të lëshuara.
Sipas tij, sot me bindje mund të thuash se kemi të bëjmë me organizatë kriminale, brenda vetë sistemit të drejtësisë, për shkak të përfshirjes së tyre në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat kriminale.
“Dumani është i mirëinformuar se kush janë magjistratët dhe policët e përfshirë në përgjime. Ka dhe brenda sistemit, apo s’përmendi ato që ka në tavolinë, prokurorë dhe gjykatës të posaçme, 4 prej tyre janë në dosje e mund t’i arrestosh sot ose nesër. Ka gjykatës që s’janë bindur nga kërkesat e SPAK dhe kjo e fundit ka humbur durimin duke dyshuar e hetuar komunikime me këta gjykatës që nuk kanë vendosur ndjekjen penale.
Kemi një organizatë të madhe brenda sistemit të drejtësisë dhe të dhënat e para të mbërritur në dosje, kanë qenë rreth 300 oficerë policie. Po sa prokurorë e gjyqtarë ka të lidhur me krimin e organizuar? Atëherë mund ta quash një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë.
Janë komisionerë të KPK, komisionerë publike që kërkojnë të marrin vende në sistem dhe s’u është bërë asnjë hetim. Nga materialet e ardhura rezulton shumë se ata të sistemit janë të përfshirë. S’mund të shkosh në gjykatë pa vetëpastrim. Sigurisht që do i bësh nder krimit, kur prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e biznesmenë, janë të përfshirë.
Edhe dokumenti i firmosur nga Sorors për reformën e drejtësisë, gjithë ky cikël i mbyllur aty ka porosi edhe politike dhe diplomatike”, tha Çollaku për “Syri Tv”.
Burimi