Operacioni i SPAK, Dervishi: Banda vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë!
Operacioni i SPAK për goditjen e një organizate të gjerë kriminale me 21 persona në listë, përfshi gjyqtarë, policë dhe gazetarë, ka qenë objekt analize edhe në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”.
I ftuar në studio ka qenë gazetari Ferdinand Dervishi, i cili theksoi se grupi i Elbasanit i goditur mund të cilësohet si një “mafia lokale” me ndikim të gjerë jo vetëm në institucionet vendore dhe të drejtësisë, por edhe në pushtetin lokal dhe politik.
Ai theksoi gjithashtu se kjo organizatë kriminale ka porositur edhe dhunë ndaj gazetarëve siç ishte sulmi ndaj editorit të ‘Pamfletit’ Gjergj Zefi.
“Kjo është një organizatë kriminale me qendër Elbasan, e zgjeruar në zonat rrotull. Ka karakteristikat e një mafie lokale, krim i organizuar. Kanë porositur edhe rrahje të gazetarëve, si atë në Tiranë, të gazetarit Gjergj Zefi. Kemi gjunjëzim të drejtësisë, gjykatës, ka dhe të prokurorisë, por edhe policisë, që ishte në shëqrbim të grupit kriminal. Kemi një mafia që nuk bllokon vetëm këto segmente shtetërore, por edhe lidhje me pushtetin lokal dhe politik. Po ta shohësh mirë, vëren që krau i Suel Celës shërben edhe kryetar bashkie në Elbasan. Pra mafia bllokon politikën, gjyqësorin, policinë dhe mediat. Nëse i bllokon këto ka fushë të lirë për të vepruar, pra flasim për mafia lokale”, tha Dervishi.
Kurse në lidhje me përfshirjen e dy gazetarëve në listën e SPAK, ai tha se “ende nuk e kemi të qartë rolin e tyre”, pasi SPAK nuk ka dhënë informacione të detajuara që të shpjegojë rolet.
“Nuk kemi të qartë rolin e gazetarëve në këtë pjesë. Kemi këtë fenomen, shko jepi 1 mijë euro apo kaq lekë atij gazetarit, por nuk kemi të dhëna nëse janë dhënë. Pra është e pasqaruar. Pra kemi rastin kur edhe anëtarët e grupit gënjëjnë, si me Saimirin e Topit, ku thonë gjyqtares Fetahu se “i kemi djegur makinën” apo “banon në filan vend”, kur e vërteta rezultonte ndryshe, pra gënjejnë pafund. Ka raste edhe me ndërmjetës, ku premtohen 10 mijë euro të prokurori dhe më pas ka rezultuar se muhabeti bëhej fjalë për 100 mijë euro. Pra edhe ndërmjetësi kërkon pjesën e tij”, thotë gazetari.
Gjithashtu ai foli edhe për sjelljen e grupeve rivale, që përpiqen të minojnë kundërshtarin me ndërhyrje apo pagesa për t’i prishur imazhin, apo për të treguar se janë të paprekshëm.
“Por edhe fakti se kërkohet t’i jepet opinionit publik ideja se ata janë të paprekshëm. Pra të gjitha këto rrethana nuk e di se si provohet. Psh., për incidentin te tregu i Suel Çelës, janë përdorur lekë nga rivalët e tij që të dilte në media, me mijëra euro, për ta bërë publike në media”, u shpreh gazetari në lidhje me detajet e operacionit dhe hetimeve”, u shpreh Dervishi.operacioni i spak dervishi banda mafia lokale politike
Burimi