Operacion i gjerë antikanabis në Shkodër, mbi 80 efektivë në terren; 41 të arrestuar dhe proceduar (Video)

Operacion i gjerë antikanabis në Shkodër, mbi 80 efektivë në terren; 41 të arrestuar dhe proceduar (Video)

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion të gjerë sot kundër kultivimit të kanabisit.
Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për vijim të operacionit të koduar “Territor i pastër”. Kjo fazë e operacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Dhe asgjësuan 13 194  fidanë e bimë kanabis. Po ashtu janë ndalur dhe proceduar 41 persona.
“Bazuar në koordinatat e siguruara me parë nga monitorimet me dron të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është bërë e mundur që nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e  Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”. Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa.
Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas. Operacioni nga ajëri  dhe toka do vijojë”, njoftoi policia.
Burimi