“Nuk shkohet në zgjedhje me një diktator si Rama”, Harxhi: Në Shqipëri ka dëshpërim social

“Nuk shkohet në zgjedhje me një diktator si Rama”, Harxhi: Në Shqipëri ka dëshpërim social

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokrarike, Edith Harxhi tha se Rama është dëshpërim i madh social. Ajo tha se Rama po ndërhyn në liritë e individit, të fituara me mund pas komunizmit.
Sipas Harxhit, me një regjim të tillë autokrat dhe diktatorial është e pamundur të shkohet në zgjedhje, ndaj është nevojë jetësore qeveria teknike.
Harxhi shprehu bindjen se Rama nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të 2025 deri në fund.
“Në Shqipëri në një shumicë njerëzish ka dëshpërim social, pasojë e asaj çfarë ndodh çdo ditë me këtë regjim. Kreu i regjimit është një sulltan, mbret, diktator dhe ai ndërhyn në liritë e individit, në gjithçka. Njerëzit kanë arsye për të qenë të dëshpëruar kur shohin këtë situatë të frikshme të dhunimit të lirive të individit.
Në fund të tunelit ka shpresë. PD në historinë e saj 33-vjeçare nuk ka fituar me struktura, PD është frymë. Mbledhja dhe reagimi është i menjëhershëm kur ndizet kjo frymë. Këtu duhet vetëm një shkëndijë, sepse deri aty ka arritur tejngopja e popullit me këtë regjim.
Nuk ka luftë mes dy partive, ka luftë politike mes regjimit dhe kokës së regjimit dhe popullit opozitar. Sa kohë do vazhdojë ky regjim kështu, s’ka garë. Ndaj kërkohet qeveri teknike.
Sa kohë që vijon ky regjim, atëherë s’ka garë. Ne s’mund të lëmë vendin vakant, është pjesë e statutit. Një nga gjenialitetet e 11 dhjetorit, PD nuk do t’i largohet zgjedhjeve. Zgjedhjet do të jenë pa Edi Ramën, ai s’do të jetë pjesë e fushatës deri në fund. E kam bindje timen se Rama nuk do të arrijë në situatën parazgjedhore.
Po PD mund të bëhet dhe kjo që është bërë deri më tani është bërë falë Sali Berishës. Pavarësisht diskursit të tij konservator, përmes tyre dha mesazhet që shqiptarët donin të dëgjonin, tha Harxhi.
Atentati ndaj Trump tregon se i frikësohen një njeriu të vetëm dhe situatës që mund të sjellë ai në rang global. Do të jetë pozitive ardhja e Trump për Ballkanin, pasi ai ishte kundër ndarjes së veriut të Kosovës. Administrata Trump nëse zgjidhet president, e sigurt që do të ketë politike të jashtme, shumë realiste për ne në Ballkan. Administrata e Trump drejtpërdrejt do të ketë në fokus Ballkanin dhe faktorin shqiptar”, tha ajo për “Syri Tv”.
Burimi