Nuk ndalet Trump, pas emërimit të krushkut ambasador në Paris, dërgon diplomate në Greqi nusen e djalit

Nuk ndalet Trump, pas emërimit të krushkut ambasador në Paris, dërgon diplomate në Greqi nusen e djalit

Nuk kanë fund emërimet nepotike të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Pak ditë më parë u bë e ditur se ai do të emërojë ambasador në Paris, krushkun e tij. Ose më saktë, të atin e Jared Kushner, burrin i Ivankës.
Mirpëo duket se një qokë ja ka bërë dhe djalit tjetër, Donald Trump Jr. E fejuara e tij do të jetë ambasadoren e SHBA-së në Greqi.
Guilfoyle është fejuar me Trump Jr. që nga dhjetori i vitit 2020 dhe Trump tha në rrjetin social Truth Social se ajo ka qenë një mike e ngushtë dhe aleate për shumë vite dhe është “e kualifikuar” për të përmirësuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Greqisë një fokus në fusha të tilla si bashkëpunimi në mbrojtje, tregtia dhe inovacioni ekonomik, raportoi Reuters.
Guilfoyle nuk është i vetmi i emëruar në një pozicion që ka lidhje familjare me Trump.
Në nëntor, Trump njoftoi planet për të emëruar Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij Jared, si ambasador në Francë dhe për të emëruar Masad Boëles, vjehrrin e vajzës së tij të vogël Tiffany, si këshilltar për Lindjen e Mesme.
Trump zgjodhi gjithashtu mikun e tij të vjetër Tom Barak si ambasador në Turqi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente