![Nuk ka fitues në supersfidën e Premier Ligës, Junajtid ndal Liverpulin kryesues](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/nuk-ka-fitues-ne-supersfiden-e-premier-liges-junajtid-ndal-liverpulin-kryesues_677adc902be69.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Nuk ka fitues në supersfidën e Premier Ligës, Junajtid ndal Liverpulin kryesues
👁730
Liverpuli dhe Mançester Juanjtid kanë mbyllur supersfidën e vlefshme për javën e 20 të Premier Ligës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield Road” të Liverpulit, përfundoi me shifrat 2-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të mbrojtësit Lisandro Martinez. Liverpuli në krahun tjetër u ringjall duke përmbysur me Gakpo dhe Salah. Por Amad Dialo riktheu barasepshën në minutën e 80 duke dërguar shifrat në 2-2.
Me këtë barazim, Liverpuli mbetet në vendin e parë me 46 pikë, 6 më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Mançester Junajtid me 23 pikë është në vendin e 13.liverpul mançester junajtid premier liga
Burimi