Nuk ka fitues në Dyseldorf, Anglia dhe Zvicra bëjnë paqe dhe diskutojnë kualifikimin në shtesa (Video)

Nuk ka fitues në Dyseldorf, Anglia dhe Zvicra bëjnë paqe dhe diskutojnë kualifikimin në shtesa (Video)

Nuk ka fitues në “Merkur Spiel Arena“ të Dyseldorfit. Anglia dhe Zvicra nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 dhe e kanë shtyrë kualifikimin për në kgjysmëfianle në kohën shtesë.
Helvetët kaluan të parët në avantazh në minutën e 75. Një aksion nga e djathta i Ndojit solli pasimin në qendër që u devijua nga Stouns dhe më pas nga Embolo, i cili e riktheu në rrjetë.

Në minutën e 80, Anglia barazoi shifrat. Magji e Saka, i cili nga e djathta lëshoi një gjuajtje të pakapshme me të majtën.

“3 luanët“ zhvilluan një pjesë të parë të mirë, teksa në minutën e 16 Herri Kejn pretendoi për penallti, por gjyqtari Orsato lejoi lojën të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Tripier harkoi në zonë nga këndorja, por Kejn goditi shumë keq me kokë në zonën kundërshtare.
Në minutën e 24, Embolo provoi me një gjaujtje të forte në hyrje të zonës, por Konsa bllokoi gjithçka.
Në minutën e 51, Embolo mori topin në zone dhe pasi u rrotullua gjuajti drejt portës, por pa shqetësuar portierin Pikford.
6 minuta më vonë, Rodrigez nga e majta harkoi në zonë për Embolo, devijimi i Konsa ishte vendimtar duke ia bërë të thjeshtë kontrollin Pikford.anglia zvicra
Burimi