Një tjetër skuadër e Serisë A “besdis” Napolin për Ardian Ismajlin,  ashpërsohet gara për mbrojtësin kuqezi

Një tjetër skuadër e Serisë A “besdis” Napolin për Ardian Ismajlin, ashpërsohet gara për mbrojtësin kuqezi

Ardjan Ismajli po zhvillon një sezon mjaft pozitiv teK Empoli, teksa ka rënë në sy me paraqitjet e tij. Këtë periudhë është përfolur për një interesim të Napolit, klub që dëshiron të firmosë më mbrojtësin shqiptar që në merkaton e janarit.
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Napolitanët duket se nuk do jenë të vetëm në garën për shërbimet e Ismajlit, pasi në skenë ka dalë edhe Lacio. Lacialët kanë probleme në prapavijë dhe afrimi i 28-vjeçarit shihet si përforcimi i duhur në këtë repart.
Napoli duhet të nxitojë, në mënyrë që të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lënë hapësirë për surpriza.
Vlen të theksojmë se lojtari i kombëtares shqiptare që në disa nga takimet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka një kontratë me Empolin që skadon në muajin qershor. Ismajli, numëron mbi 70 ndeshje me Empolin.ardian ismajli mbrojtësi kuqezi napoli lacio
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente