Nga Suel Çela, te krahu i tij i djathtë dhe i vëllai, zbulohen 21 emrat e goditur sot nga SPAK në Elbasan!

Nga Suel Çela, te krahu i tij i djathtë dhe i vëllai, zbulohen 21 emrat e goditur sot nga SPAK në Elbasan!

Suel Çela

Zbulohen emrat e 21 personave për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga SPAK…

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i SPAK ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Prokuroria ka goditur bandën e Suel Çelës, një personazh i njohur për organet e rendit, si dhe personat që kanë bashkëpunuar me të.
Zyrtarisht dihet që janë dhënë 21 masa sigurie, ku 18 janë arreste me burg, një arrest në shtëpi dhe dy detyrim paraqitje. Detyrim paraqitje janë për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Sipas informacioneve më të fundit, SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për vetë Suel Çelën, në kërkim prej vitesh, dhe të vëllanë e tij, i cili është i arrestuar në Itali.
Ndërkohë janë zbuluar emra e të gjithë personave që kanë rënë në rrjetë. Ata janë: Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehja, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), Blerina Beqiri, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve: 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit
Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tiranë dhe Elbasan. Vetë Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim, ndërsa një njoftim ezauruar pritet të martën, me qëllim ruajtjen e integritetit të operacionit.
Por mes shumë të  arrestuarave rezulton Bujar Shega, i njohur edhe si Marsel Shega. Ai është ndaluar në Itali, teksa rezulton si një personazh me shumë peshë në zonë e Elbasanit dhe si krahu i djathtë i Suel Çelës.
Ai ka dy kompani pastrimi dhe ka marrë thuajse të gjithë tenderët e bashkive në qarkun e Elbasanit që kanë të bëjnë me mbetjet. Përveç kësj, ai ka dhe lidhje të forta politike. Shega ka lidhje krushqie me ish-deputetin Aqif Rakipi dhe në shumë raste ka shërbyer si ndërmjetës mes aleancave politike në Elbasan.
Në media flitet se përmes kompanive të tij  bënte pastrimin e parave të grupit të Suel Çelës. Por në fakt ai është një personazh më shumë se kaq, për të mos thënë si një prej kokave të bandës. /Pamfleti

21 emrat e goditur nga SPAK

1.       Marjus Lulaj (alias Suel Çela),
2.       Mario Çela,
3.       Xhino Roka,
4.       Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),
5.       Sergej Hasanpapaj,
6.       Bruno Hazizolli,
7.       Ledio Zabeli,
8.       Marsel Roka,
9.       Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku),
10.   Preke Kodra,
11.   Fuad Verzivolli,
12.   Metin Mehja,
13.   Renato Hasani,
14.   Skender Sufaj,
15.   Pajtime Fetah,
16.   Dedan Gjoni,
17.   Marsel Shega (alias Bujar Shega),
18.   Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa),
19.   Blerina Beqiri,
20.   Elton Qyno
21.   Artan Hoxha.
Burimi