Nga moderatorët tek konkurentët: gjithçka duhet të dini për Festivalin e Këngës ‘63

Nga moderatorët tek konkurentët: gjithçka duhet të dini për Festivalin e Këngës ‘63

Enkel Demi dhe Ornela Bregu do të jenë zyrtarisht prezantuesit që do të shoqërojnë publikun nga data 19 deri në 22 dhjetor, e ndërsa në zonën ku do të jenë të vendosur këngëtarët do të shohim Dalina Buzin.
Drejtoresha artistike e festivalit është këngëtarja e njohur Elhaida Dani, e cila prek kohësh e ka ndarë këtë lajm me fansat e saj.
Mirëpo këtë vit Festivali i Këngës vjen me risi të tjera, për herë të parë për të zgjedhur fituesin i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovison do të ketë mundëi të votojë edhe Diaspora.
Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, që do të zhvillohet në maj të vitit 2025 në Bazel, Zvicër.
Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës dhe artistë të rinj.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolicafestivali i këngës 63
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente