Nga këngët kushtuar Kosovës tek ato për dashurinë, tekstet e famshme të poetit Agim Doçi të kënguara nga ikonat e muzikës
Agim Doçi
Këtë të hënë është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur Agim Doçi.
Doçi prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacion pasi kishte pësuar ishemi cerebrale. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Poeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon QSUT: Agim Doçi pësoi ishemi cerebralePor Agim Doçi ka lënë pas një “minierë” me tekste, të cilat janë kënduar nga ikona të muzikës shqiptare dhe janë trashëguar prej vitesh në breza.
Këtu vlen të përmendet kënga kushtuar Kosovës, “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Këngëtarja ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës dhe ka qenë pena e Agim Doçit që ktheu në ndjenjë reale gjithë përjetimet e popullit të Kosovës.
“Mos ja prishni lumturinë” kënduar nga e madhja Parashqevi Simaku është një tjetër tekst që mban “vulën” e Agim Doçit si tekstshkrues.
Po ashtu edhe “Nata” e kënduar nga Aurela Gaçe ka si autor teksti poetin 76-vjeçar që u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne.
Agim Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës.agim doçi
Burimi