“Në studio me vigona”, Eni Vasili rrëfen vështirësitë e profesionit në shtatzëni

“Në studio me vigona”, Eni Vasili rrëfen vështirësitë e profesionit në shtatzëni

Gazetarja Eni Vasili ka ndarë me publikun shqetësimet që përjetoi gjatë shtatzënisë me binjaket.
Teksa ishte e ftuar në një intervistë në “E diela jonë”, Vasili tha se shtatzënia e saj përkoi me zgjedhjet lokale e si rrjedhojë, edhe me orët e gjata të punës. Ajo tregoi se i ka ndodhur që të jetë në punë, ndërsa në krah kishte vigonat e serumeve.
“Më ka ndodhur edhe të kem vigonat e serumeve në krah. Por kur ti vendos të bësh këtë profesion, kjo është një zgjedhje, pra mbaj mend kur kam qenë rreth 7-muajshe shtatzënë dhe ishin zgjedhjet lokale, kam ndenjur 12 orë ulur në studio. Dhe më shkruanin zonja nga e gjithë Shqipëria: ‘Çohu që aty! Çohu bëj diçka, bëj një xhiro, lëviz, si rri ulur 12 orë’. Nuk është e thjeshtë, por unë pata fatin e madh të them të drejtën që nuk pata asnjë shqetësim mjekësor gjatë shtatzënisë, përveç atyre gjendjeve të para, që janë stomaku, të përzierave që janë normale”.eni vasili vigona shtatzenia
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente