Në pritje për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë, talenti i Shpresave e nis vitin me gol fantastik (Video)
👁875
Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin e Kombëtares Shpresa, Dario Daka, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës me fanelën e Leçes në kampionatin e të rinjve.
Me shiritin e kapitenit në krah, Daka arriti të realizonte në minutën e 31 të sfidës, në duelin ndaj Kaljarit U-20 të vlefshëm për javën e 18 të kampionatit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0 për Leçen. Për Dakën ky ishte goli i dytë në këtë edicion. Ai disa herë është grumbulluar edhe nga ekipi i parë, teksa është në pritje për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë.
dario daka sulmuesi i kombëtares shpresa
Burimi