Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Kosova “killeri” i Çopjave Arben Lamçja

Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Kosova “killeri” i Çopjave Arben Lamçja

Arben Lamçja

Dy javë pas arrestimit në Kosova është ekstraduar Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.
Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.
Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Kush është Arben Lamçe?
Arben Lamçe dyshohet se ka marrë pjesë në disa vrasje vitet e fundit në Shqipëri.
Historia kriminale e Lamçes është e gjerë. Ai ka qenë i burgosur më parë në Itali për 14 vite me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij në Tiranë dhe Elbasan. I arrestuar në Elbasan dhe i ekstraduar në Itali në vitin 2011, Lamçe u kërkua të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias.
Më herët në vitin 2003, Lamçe u arrestua pasi iu shmang autoriteteve për gati një vit. Ai u identifikua si një nga organizatorët e trafikut klandestin detar. Pavarësisht se fillimisht i shpëtoi një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Vlorës duke ndryshuar identitetin e tij, ai u kap përfundimisht gjatë një operacioni të shpejtë të natës. arben lamçja spak
Burimi