Në Itali paralajmërojnë largimin e Ramadanit, Leçe nxjerr në shitje mesfushorin shqiptar për të sjellë në ekip Arbër Hoxhën
Leçe, ashtu si Empoli dikur, është kthyer në një “shtëpi” të preferuar për legjionarët kuqezi. Pas Ramadanit dhe Medon Berishës, Leçe po mendon të afrojë një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për Arbër Hoxhën.
Gazetari i njohur italian, Xhanluka Dimarcio, pjesë e “Sky Sport”, shkruan se Leçe ka vendosur kontaktet e para me ekipin e Dinamos së Zagrebit. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i Arbër Hoxhës vlerësohet me 1,5 milionë euro, një shifër e përballueshme pasi Hoxha është një futbollist i ri, i ditëlindjes 1998, një futbollist me aftësi teknike dhe taktike shumë të mira.
Dimarcio shton se Arbër Hoxha është një nga talentet më premtues në panoramiken ballkanase dhe Leçe po shqyrton çdo formë për ta transferuar në Serinë A, në formë huazimi ose duke blerë kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto negociata.
Mund të vijë Arbër Hoxha, por nga Leçe pritet të largohet Ylber Ramadani. Me Xhampaolon në stol është e qartë që Ramadani nuk bën pjesë në planet e trajnerit, në sytë e tij titullar është Medon Berisha, por Ramadani nuk është më as zgjedhje e dytë, për këtë arsye Leçe është e hapur për çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të Ylber Ramadanit.
arbër hoxha leçe ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare
Burimi