Në Big Brother fliste vetëm për ish-in, Roza Lati zgjedh të heshtë për lidhjen e re
Roza Lati ka zbuluar më shumë detaje nga lidhja e saj.
‘Si do ta përshkruante Roza Lati jetën e saj tani në këto momente?’, ishte një ndër pyetjet që iu bë në “Goca dhe Gra”
“Jeta ime në këto momente është shumë bukur, shumë e qetë dhe shumë mirë. Në gjërat e mia që unë po bëj është si një det i qetë me ujë të kristaltë”, tha ajo.
Moderatorja u pyet në lidhje me Xhonatanin, partnerin e saj dhe zgjodhi të ishte mjaft e rezervuar.
Unë prandaj i kam shmangur edhe intervistat. Më lejoni të them ‘no comment’ nuk dua të flas për këtë pjesë. Çfarë kam për të thënë e nxjerr pak e nga pak në rrjetet e mia sociale kur unë e gjej frymëzimin me anë të tyre. Kështu që nuk dua të flas për dashurinë time.
Më tej ajo shtoi se:
“Nuk e shoh të arsyeshme, në përgjithësi kam qenë shumë hermetike gjithmonë sa i përket dashurisë sime por kur dola nga Big-u edhe në bazë të rrugëtimit tim brenda edhe që e pa një publik i tërë Rozën, mendova okej mbase edhe duhet të hedh ndonjë indikacion që shiko se jam e lumtur sepse me daljen time jashtë në kontakt me realitetin pashë gra dhe nëna që më donin shumë dhe më përqafonin dhe më shihnin me një lloj pikëllimi dhe thashë prit një sekondë është çdo gjë okej. Dashuria është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam pasur dhe kur jo asnjëherë nuk jam shprehur por ishte me vend edhe për shkak të BBV diçka të publikoja”, përfundoi Roza, duke na çuditur jo pak. Kur Roza ishte në Big Brother, e përmendi aq shumë ish-in e saj, sa bashkëshortja aktuale e këtij të fundit, u detyrua të reagojë në një video në TikTok, por mbase Roza e ka kuptuar tanimë që është më mirë ta mbajë private romancën e re. Jo për gjë, por nuk i dihet sa do zgjasë.roza lati lidhja e re
Burimi