Ndizet Berlini, Anglia shokon Spanjën; “3 luanët” barazojnë shifrat (Video)

Ndizet Berlini, Anglia shokon Spanjën; “3 luanët” barazojnë shifrat (Video)

Ndizet Berlini, Anglia shokon Spanjën. “3 luanët” barazojnë shifrat në minutën e 73. Aksion nga e djathta me Saka, i cili pasoi për Belingam dhe ky i fundit gjeti Palmer. Gjuajtja e lojtarit të sapofutur në fushë u ndal në rrjetë. 

Spanja kaloi e para në avantazh në minutën e 47 të takimit. Aksion i rrufeshëm i spanjollëve të De La Fuentes me Jamal, i cili pasoi për Niko Uilliams, aty ku ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri Pikford.

Spanja është në kërkim të trofeut të 3-të, ndërsa Anglia kërkon trofeun e parë në historinë e  Kampionatit Europian. Dy superfuqi botërore që udhëhiqen nga 2 ‘fëmijë’. Lamin Jamal dhe Xhud Belingaam janë udhëheqësit e këtyre dy gjigantëve të cilët pavarësisht moshës, në fushë kanë treguar një nivel të frikshëm loje e mbi të gjitha maturi përtej asaj ç’ka pritet nga dy adoleshentët.
Parashikimet janë të tilla, po ashtu perceptimi i tifozëve thuajse në të gjithë botën, padyshim me përjashtim të atyre anglezë, ku deri edhe nga Skocia, për Spanjën vjen një thirrje për të fituar.
Finalja e këtij Europiani është pika më e lartë e një rivaliteti që lindi me një disfatë historike për anglezët. Sepse në maj 1929, në ditën e San Isidros, Spanja mundi Anglinë 4-3. Ishte skuadra e parë jashtë ishujve britanikë që mundi anglezët dhe përballja e parë ndër 28 takimet që dy gjigantët europianë janë përballur mes tyre.
Dueli kundër Anglisë do të jetë i katërti i Spanjës ndaj një kampioni bote në këtë Europian. Spanja grumbulloi 6 fitore, pasi mposhti katër herë kampionen e botës Italinë, në çerekfinale mposhtën Gjermaninë, katër tituj të tjerë në rekordin e tyre dhe në gjysmëfinale ndalën rrugëtimin e Francës Kampione e Botës në vitin 1998 dhe 2018. Tani Spanja përballet me Anglinë, që gjithashtu ka një yll në fanellën e saj, e cila daton që nga viti 1966 dhe ajo e fanellës spanjolle është qepur në vitin 2010.spanja anglia “euro 2024”
Burimi