![Ndeshjet në Ligën e Kombeve, Sylvinho merr në kombëtare “Modriçin shqiptar”](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/ndeshjet-ne-ligen-e-kombeve-sylvinho-merr-ne-kombetare-modricin-shqiptar_67052bc7f1445.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ndeshjet në Ligën e Kombeve, Sylvinho merr në kombëtare “Modriçin shqiptar”
Feta Fetai
Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.
Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata.
Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.
Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. feta fetai
Burimi