Ndërron jetë boksieri profesionist, 29-vjeçari mori goditje brutale nga kundërshtari

Ndërron jetë boksieri profesionist, 29-vjeçari mori goditje brutale nga kundërshtari

Boksieri profesionist nga Tanzania, Hasan Mgaja ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, vetëm pak ditë pasi u godit brutalisht nga Paul Elias.
Përleshja mes dy boksierëve ka ndodhur më 27 dhjetor dhe boksieri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

“Mgaja u dërgua në Spitalin e Palestinës në Sinza të Tanzanisë përpara se të transferohej në Spitalin Muananjamala ku kaloi momentet e tij të fundit. E gjithë familja WBC dhe Presidenti Mauricio Sulaiman dërgojnë ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e kampionit tonë të dashur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e WBC.
Ai ishte luftëtari i dytë tanzanian që vdes në muajt e fundit, pasi Abasi Mselem vdiq në nëntor ku u rrëzua gjatë një përleshjeje në Zanzibar.hasan mgaja boksieri profesionist
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente