Ndërhyrja e Toni Kros i kushton shtrenjtë Pedrit, mesfushori i jep lamtumirën Spanjës dhe “EURO 2024”
Diagnoza e parë nga stafi mjekësor i kombëtares spanjolle nuk la vend për optimizëm. Ekzaminimet imazherike që lojtari iu nënshtrua këtë të shtunë konfirmuan se Pedri vuan nga një “ndrydhje e brendshme anësore e shkallës 2” në gjurin e majtë.
Prandaj ai do të duhet të qendrojë disa javë pushim dhe trajtim përpara se të rifillojnë kampionatet, çka nënkupton se nuk do ta shohim më gjatë këtij Europiani, as në gjysmëfinale kundër Francës të martën dhe as në një finale të mundshme.
Pedri do të qrendrojë ende në kampin bazë me ekipin e tij dhe do t’i shoqërojë ata për pjesën tjetër të turneut. Nëse dëmtimi është një goditje për të, mund të ishte edhe më serioz: shkalla 2 tregon se ligamenti i brendshëm anësor nuk është këputur plotësisht, dhe për këtë arsye mungesa e lojtarit nuk duhet të jetë shumë e gjatë.
pedri mesfushori spanjoll “euro 2024”
Burimi