
Ndahet nga jeta në moshë të re boksieri amerikan, 6 ditë më parë zhvilloi ndeshjen e fundit dhe theu rekordin e Majk Tajson
Boksi amerikan pësoi një tronditje të rëndë pasi në mënyrë tragjike është ndarë nga jeta kampioni i botës, Pol Bamba në moshën 35-vjeçare.
Vetëm gjashtë ditë më parë, Bamba kishte arritur një nga kulmet e karrierës së tij duke fituar titullin “WBA Gold Cruiserweight” në një ndeshje kundër Roxhelio Medina në Nju Xhërsi.
Me këtë fitore, Bamba theu një rekord historik, duke regjistruar 14 fitore me nokaut vetëm gjatë vitit 2024, një arritje që deri më tani i përkiste legjendës së peshave të rënda, Majk Tajson.
Pas triumfit kundër Medina, ai kishte bërë thirrje për një ndeshje kundër Xhek Pol. Ngjarja tragjike u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga Ne-Yo, këngëtari i famshëm amerikan që menaxhonte Bamba, dhe familja e tij, ndërsa nuk është sqaruar ende se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij.
pol bamba boksieri amerikan
Burimi