“Na shpëtoni nga një fitore e Anglisë“, gazeta skoceze mesazh Spanjës para finales së madhe: Është koha për hakmarrje

“Na shpëtoni nga një fitore e Anglisë“, gazeta skoceze mesazh Spanjës para finales së madhe: Është koha për hakmarrje

Të dielën do të luhet finalja e “EURO 2024” mes Spanjës dhe Anglisë. Një ndeshje e cila do të ndiqet nga afër edhe në Skoci. E përditshmja skoceze “The National” spikati faqen e tyre të parë të pazakontë, ku u kërkon spanjollëve të mposhtin me çdo kusht anglezët.
Pavarësisht fushës, rivaliteti mes Anglisë dhe Skocisë është kokëfortë dhe futbolli nuk bën përjashtim. Të dielën në orën 21:00, skocezët do të ndjekin nga afër finalen e “EURO 2024” mes Spanjës dhe Anglisë.
Një ditë para kësaj ndeshjeje, e përditshmja skoceze “The National”, e cila mbështet pavarësinë skoceze, zgjodhi qartazi anët në faqen e saj të parë. Në të, ne shohim mesfushorin e “Furisë së Kuqe”, Rodri, duke goditur një tifoz anglez të pikturuar si top futbolli, e gjitha me një titull “Koha për hakmarrje”, shkruar me bojë të kuqe.
“The National” përcolli edhe një mesazh shumë fyes ndaj anglezëve, për të motivuar spanjollët që të japin gjithçka: “Çdo verë ata ju mbushin plazhet. Ata ju pijnë të gjithë birrën tuaj, ju ndotin vendet. Ata hanë mëngjese të skuqura gjatë gjithë ditës. Në vend të ushqimit tuaj të mrekullueshëm, ata tërhiqen në qytetet tuaja dhe zbrazin shërbimet tuaja publike”.

“Na shpëtoni nga një fitore e Anglisë”
Më pas e përditshmja shtoi se “është koha për hakmarrje! Mesazhi ynë për Spanjën: “Na shpëto nga një fitore angleze (ose nuk do ta dëgjojmë kurrë fundin e saj). Një faqe e parë që ngjalli shpejt një reagim në rrjetet sociale, veçanërisht nga anglezët, të cilët shtuan kritikat e tyre nën postimin X (ish-Twitter) të së përditshmes skoceze.
Nga ana e tyre, “Tre Luanët” do të përpiqen të pengojnë dëshirat e “The National” duke fituar për herë të parë në historinë e tyre Kampionatin Europian, dhe kështu të harrojnë zhgënjimin e vitit 2021, ku djemtë e Garet Sauthgejt u mundën në finale nga Italia pas gjuajtjeve të penalltive.
Një fitore do t’i lejonte gjithashtu kapitenit Herri Kejn të fitonte trofeun e parë të karrierës së tij, por atij do t’i duhet t’i rezistojë armatës spanjolle që konsiderohen si ekipi më tërheqës në lojë në këtë kompeticion.

 gazeta skoceze finalja e
Burimi