
Myrto Uzuni i “rrëmben” foto Zinedin Zidan, sulmuesi shqiptar shok skuadre me djalin e legjendës franceze
👁2540
Zinedin Zidan është paraqitur në stërvitjen e Granadës. Legjenda franceze ndoqi nga afër djalin e tij, Luka Zidan, që sezonin e ardhshëm do të mbajë të veshur fanellën e Granadës.
Myrto Uzuni nuk e ka humbur këtë rast. Sulmuesi i Kombëtares shkrepi foto me 52-vjeçarin, ndërsa e postoi më pas në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Granada ra nga La Liga në ligën e dytë të futbollit spanjoll. Objektivi i vetëm është rikthimi sërish në elitë.
myrto uzuni zinedin zidan legjenda franceze
Burimi