Mourinho gati për merkaton e janarit, kërkon De Bryune dhe Muriqin!
Shpenzime të çuditshme për Fenerbahçen e José Mourinho-s në janar, duke marrë parasysh momentin jo të lehtë që po kalon skuadra e tij.
Siç raportohet nga “El Mundo Deportivo”, trajneri portugez ka një ëndërr shumë ambicioze: të transferojë në Turqi Kevin De Bruyne-n.
Një marrëveshje e komplikuar, megjithatë, duke pasur parasysh që lojtarit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe është në kërkim të një ekipi të ri.
Mario Branco, drejtor sportiv i Fenerbahçes, thuhet se ka filluar kontaktet e para, duke ngritur telefonin për të folur me drejtuesit e ‘Etihad Stadium’ dhe me agjentin e De Bruyne-s.
Lojtari, 33 vjeç, është një nga shtyllat e Manchester City-t, por Mourinho duket i vendosur të provojë një goditje që mund të revolucionarizojë skuadrën turke.
Ndërkohë, mes lojtarëve të sonduar nga ‘Special One’ është edhe një tjetër emër i njohur: në shënjestër të portugezit është Vedat Muriqi, sulmues kosovar, ish-lojtar i Lazios, tani te Mallorca.
Burimi