![Mori ftesën e parë në Kombëtare nga trajneri Sylvinho, Pajaziti shpreh emocionet e para: Jashtëzakonisht krenar!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/mori-ftesen-e-pare-ne-kombetare-nga-trajneri-sylvinho-pajaziti-shpreh-emocionet-e-para-jashtezakonisht-krenar_67000ff85666f.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Mori ftesën e parë në Kombëtare nga trajneri Sylvinho, Pajaziti shpreh emocionet e para: Jashtëzakonisht krenar!
Ditën e sotme trajneri i kombëtare, Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet e radhës në Ligën e Kombeve me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë që do të luhen këtë muaj.
Një nga prurjet e reja ishte edhe talenti i mesfushës, Adrion Pajaziti, i cili për herë të parë do të veshë fanellën e Kombëtares A.
21-vjeçari i lindur në Londër ka reaguar pas kësaj thirrjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është krenar që do të luajë për ekipin e parë të Shqipërisë.
“Jashtëzakonisht krenar që arrita thirrjen time të parë në ekipin Kombëtar”, shkruan Pajaziti.
Ai ka luajtur 13 ndeshje për skuadrën e Shpresave të Shqipërisë, në të cilat ka shënuar dhe 8 gola.
Pajaziti është rritur në akademinë e Fulham në Angli, teksa këtë sezon do të luajë si i huazuar te Gorica në Kroaci.
Burimi