
Monika Kryemadhi shkon në SPAK, e shoqëron sërish e bija: Erdha të marr letrat e SHIK-ut
👁484
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Kryemadhi është shfaqur e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta, teksa hynte në ambientet e godinës.
Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”.
Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. Monika Kryemadhi është në hetim aktualisht për tre vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie.
Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit
monika kryemadhi spak
Burimi