Moment special, tifozi i vogël udhëton nga Argjentina për Myrto Uzunin! Ja çfarë bën sulmuesi i Kombëtares
👁1600
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike në karrierë teksa deri tani ka shënuar 14 gola për kampionatin e La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve për këtë sezon.
Mbrëmë ai shënoi tripletë kundër Kartagjenës dhe Granada mori një fitore shumë të rëndësishme. Klubi spanjoll bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se një tifoz i vogël udhëtoi nga Argjentina për të takuar nga afër beratasin.
Djaloshi i quajtur Santi në fund të sfidës arriti të fliste nga afër me Uzunin, i cili i dha edhe fanellën me firmën e tij. Një moment emocionues ky për tifozin që udhëtoi 11.609 km për të parë nga afër sulmuesin.
Burimi