![Mirlind Daku i fal Rubin Kazan trofeun e parë për fundvit, bomberi kuqezi i jashtëzakonshëm në Rusi](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/mirlind-daku-i-fal-rubin-kazan-trofeun-e-pare-per-fundvit-bomberi-kuqezi-i-jashtezakonshem-ne-rusi_676b1895129da.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Mirlind Daku i fal Rubin Kazan trofeun e parë për fundvit, bomberi kuqezi i jashtëzakonshëm në Rusi
Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi dhe kjo po reflektohet dhe te klub i tij. Rusët e Rubin Kazan kanë përfituar nga ecuria e shqiptarit duke rritur performancën e duke u shpërblyer me çmime.
Në vendin lindor janë shpërndarë çmimet për vitin 2024. Presidenti i klubi të kuq të bomberit legjionar është shpallur si njeriu i vitit në futbollin rus. Marat Safiullin është nderuar nga organizatorët me këtë trofe individual, që po arrihet falë punës ekipore.
Rubini ndodhet në mes tabele dhe marrja e çmimit prestigjoz është një arritje e madhe për një skuadër të vogël në krahasim me të mëdhatë e ligës si CSKA, Zenit apo Dinamo. Mirlindi ka një dorë të madhe këtu, duke pasqyruar vlera të jashtëzakonshme si imazh për skuadrën e Kazanit.mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan
Burimi