Mirlind Daku drejt largimit nga Rusia? Sulmuesi kuqezi tregon kampionatin që bën tifo: Më pëlqen shumë edhe liga e dytë atje

Mirlind Daku drejt largimit nga Rusia? Sulmuesi kuqezi tregon kampionatin që bën tifo: Më pëlqen shumë edhe liga e dytë atje

Mirlind Daku është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. I ftuar në emisionin e Telegrafit, sulmuesi kuqezi ka treguar se për cilin kampionat bën tifo dhe se cilat sfida ka ndjekur që në fëmijëri. Lojtari i Kazanit e ka një preferencë specifike, por shprehet se kudo të shkoj do të përfaqësoj me krenari ngjyrat kuqezi.
“Tani e shikojmë punën e parave. Deri tani nuk e kemi bërë, por tash i këqyrim paratë.
Unë jam rritur duke parë ndeshjet në kampionatin anglez dhe kam qejf të shkoj atje. Jo në ndonjë ekip të dobët ama. Po veç Anglisë, sulmues po kërkohen gjithandej. Në Angli kam qejf edhe Championship madje. Më pëlqen shumë.
Me thënë të drejtën përtojmë të bëjmë stërvitje çdo ditë, kurse atje ke ndeshje çdo 3 ditë. Direkt lojë.
Po nuk i dihet. Veç të kemi shëndetin se të tjerat rregullohen dhe të përfaqësoj Shqipërinë kudo që shkoj”, u shpreh Daku.mirlind daku sulmuesi shqiptar
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente